Kompania Apple mund të nxjerrë në treg një makinë pa dritare - Gazeta Express
string(60) "kompania-apple-mund-te-nxjerre-ne-treg-nje-makine-pa-dritare"

Kompania Apple mund të nxjerrë në treg një makinë pa dritare

AutoTech

Gazeta Express

23/05/2022 13:04

Makina e shumëpritur e Apple mund të ketë ekrane virtuale në vend të dritareve. Apple thuhet se ka paraqitur një patentë më 3 maj për sistemin argëtues, i cili mund të zëvendësojë pamjen e botës reale në një makinë me mjedise virtuale.

Gjigandi i teknologjisë thuhet se do të shtojë një funksion të realitetit virtual ( VR), i cili mund t’i lejojë pasagjerët të shikojnë peizazhin përreth tyre përmes kamerave në pjesën e jashtme. Imazhet konceptuale se si mund të duket makina kanë qarkulluar në rrjete sociale.

Lexo Edhe:

Njerëzit janë tallur me dizajnin duke e krahasuar me një arkivol. Apple Car është në zhvillim prej shumë vitesh por ende nuk ka asnjë të dhënë se kur mund të zbulohet zyrtarisht./abcnews.al