Komiteti për Drejtësi vazhdon debatin për shkarkimin e presidentit Trump - Gazeta Express
string(72) "komiteti-per-drejtesi-vazhdon-debatin-per-shkarkimin-e-presidentit-trump"

Komiteti për Drejtësi vazhdon debatin për shkarkimin e presidentit Trump

Gazeta Express

12/12/2019 8:49

Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të vazhdojë debatin për akuzat e shkarkimit ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Debati në Komitet filloi më 11 dhjetor. Nëse akuzat votohen atëherë procesi kalon në Dhomën e Përfaqësuesve për një votim të fundit.

Lexo Edhe:

Trump po përballet me akuza zyrtare për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Akuzat kanë të bëjnë me raportet e tij me Ukrainën, në veçanti, nëse ai ka kërkuar ndihmën e Kijevit për të hetuar rivalët e tij politikë, duke përfshirë kandidatin e mundshëm presidencial dhe ish-nënpresidentin Joe Biden. Trump, gjithashtu akuzohet se nuk i ka siguruar Kongresit mijëra dokumente të kërkuara dhe ka bllokuar dëshminë e zyrtarëve të administratës, që kishin njohuri për raportet e tij me Ukrainën.

Trump i ka mohuar akuzat, duke i quajtur një “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”, ndërsa i përshkroi seancat kundër tij në Dhomën e Përfaqësuesve si një “gjykatë kangurësh”.

Nëse miratohen akuzat në Dhomën e Përfaqësuesve, të udhëhequr nga demokratët, atëherë një gjykim përfundimtar për shkarkimin ose jo të presidentit do të mbahet në Senat, ku shumicën e kanë republikanët.

Presidenti Trump ka kërkuar që procesi të shpejtohet dhe të kalojë sa më parë në Senat, ku ai beson se do të kishte një “gjykim të drejtë”.