Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i bën nder të madh ish-presidentit të KOK-ut, Besim Hasanit - Gazeta Express
string(90) "komiteti-olimpik-nderkombetar-i-ben-nder-te-madh-ish-presidentit-te-kok-ut-besim-hasanit-1"

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i bën nder të madh ish-presidentit të KOK-ut, Besim Hasanit

Sporte tjera

Gazeta Express

08/11/2021 20:24

Thomas Bach, President i IOC (KOmiteti Olimpik Nderkombetar) i akordoi Urdhrin Olimpik Besim Hasanin, ish-presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Besim Hasani merr nderimin më të lartë në Lëvizjen Olimpike Botërore, nga presidenti i IOC, Thomas Bach, pikërisht “Urdhrin Olimpik”, dhënë gjatë ceremonisë së “Olympic Golden Rings” në “Olympic House” në Lozanë.

Lexo Edhe:

“Z.Besim Hasani, si njohje e kontributit tënd të jashtëzakonshëm në sport dhe të besnikerisë tënde ndaj Idealit Olimpik siç paraqitet nga Pierre De Coubertin, ringjallësi i Lojërave Olimpike, une ju akordoj “Urdhrin Olimpik”, tha Bach gjatë kësaj ceremonie.

“Thomas Bach e ka dëshmuar se është një njeri i madh, i besës dhe që personalisht ai ka ndihmuar që Kosova të mos kishte pengesa dhe premtimi se CIO do ta njihte Komitetin Olimpik të Kosoves do të bëhej realitet. Dhe ashtu ndodhi më 22 tetor 2014 dhe që u ratifikua ne sesionin e radhës në dhjetor. Thomas Bach tha se nëse Kosova do të fitonte medalje të artë në RIO2016, ai personalisht do të zbriste në podium per t’ia vënë medaljen në qafe medalistes dhe këtë vepër gjithashtu e bëri, dhe po ashtu kur është kerkuar mbështetje për sportin e Kosovës që sportistët tanë dhe trajnerët e organizatat sportive të përparojnë në Kosove, miku im, Thomas Bach, nuk ka reshtur kurrë mbështetjen. Në ambicien tonë që KOK të bëhej një nga Top 10 organizatat Olimpike më të mira në botë, CIO e ka vënë re që jemi në rrugen e duhur dhe per këtë e ka mbështetur Kosovën, që ky objektiv të bëhet realitet. Ia dedikoj këtë nderim te larte me Urdher Olimpik nga CIO, sportistëve të Kosovës, trajnerëve dhe të gjithë komunitetit në Kosovë”, u shpreh ish- presidenti i KOK, Besim Hasani.

Urdhri Olimpik është vlerësimi më i lartë në Lëvizjen Olimpike ndërkombëtare dhe jepet nga CIO, për merita dhe kontribut të jashtëzakonshem në Levizjen Olimpike dhe në sport. Këtë urdhër ndër të tjerë e kanë marrë Nelson Mandela, Coffi Anan, e personalitete të tjera botërore e historike.