string(140) "komisioni-per-sigurine-kombetare-miraton-programin-e-punes-ferdinand-xhaferaj-zgjedhjet-per-here-te-pare-pa-akuza-ndaj-presidentit-dhe-shish"

Shqiperi

Gazeta Express

03/06/2025 13:36

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton programin e punës, Ferdinand Xhaferaj: Zgjedhjet, për herë të parë pa akuza ndaj Presidentit dhe SHISH

Shqiperi

Gazeta Express

03/06/2025 13:36

Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi sot një mbledhje zyrtare për të miratuar programin e punës për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025. Në fjalën e tij, nënkryetari i komisionit dhe deputet i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, u ndal tek procesi zgjedhor i 11 majit, duke e vlerësuar si një moment pozitiv në historinë e tranzicionit politik të vendit.

Sipas Xhaferajt, për herë të parë nuk pati asnjë akuzë për përfshirjen në zgjedhje të institucioneve që janë në varësi të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, si Shërbimi Informativ Kombëtar, Forcat e Armatosura, dhe deri diku edhe Policia e Shtetit.

Ndjej kënaqësi të konstatoj se zgjedhjet e fundit ishin të parat në historinë e tranzicionit ku nuk pati asnjë akuzë për përfshirjen e Institucionit të Presidentit, SHISH-it apo FA-ve. Ky është një standard i ri për vendin”, deklaroi Xhaferaj.

Megjithatë, ai theksoi se nuk munguan denoncimet për përdorimin e burimeve shtetërore nga partia në pushtet, edhe pse këto nuk lidhen me institucionet që mbulon komisioni.

Xhaferaj veçoi veçanërisht Institucionin e Presidentit të Republikës, i cili, sipas tij, doli jashtë çdo akuze dhe ruajti një qëndrim të pavarur dhe institucional gjatë gjithë procesit zgjedhor.

aaaaa