Komisioni për Sëmundje Infektive vendos nesër nëse do të mbyllen sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë - Gazeta Express
string(102) "komisioni-per-semundje-infektive-vendos-neser-nese-do-te-mbyllen-serish-kufijte-me-kosoven-dhe-serbine"

Komisioni për Sëmundje Infektive vendos nesër nëse do të mbyllen sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Gazeta Express

02/07/2020 15:51

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtoj vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën. Nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende.

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e vëzhgon situatën epidemiologjike me virusin Korona në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave do të jetë në drejtim të prevenimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftoj për vendimet e Komisionit.