Komisioni për sëmundje infektive dhe Qeveria do të vendosin për procesin mësimor - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

13/08/2020 11:13

Komisioni për sëmundje infektive dhe Qeveria do të vendosin për procesin mësimor

Ballina

Gazeta Express

13/08/2020 11:13

Komisioni për sëmundje infektive, siç paralajmëroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, duhet të ketë takim përfundimtar, pas çka do të duhet të caktohet seancë e Qeverisë, në të cilën do të sillet vendim i definuar për atë si do të zhvillohet viti i ri shkollor, përcjell Gazeta Express.

“Absolutisht, Komisioni për sëmundje infektive konsideron se ekziston rrezik i madh për shëndetin e nxënësve, prindërve të tyre dhe të punësuarve në shkollë nëse  hapen shkollat tërësisht dhe funksionojnë nga fillimi i shtator”, deklaroi Filipçe. Ai shtoi se jo vetëm fëmijët janë në rrezik, por edhe prindërit e tyre, disa prej tyre janë edhe me sëmundje kritike dhe prandaj udhëzimet e tyre janë megjithatë që të vendoset theks në mësimin onlajn.

Sipas ministrit Filipçe, duhet të sillet një vendim i rëndë. “Nuk ka vendim ideal. Duhet të mbrohet shëndeti publik, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të sigurohet edhe proces funksional edukativ, shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës”, tha Filipçe.

Takim të përbashkët dje patën Komisioni për sëmundje infektive me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), në të cilin mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi. Nuk u soll vendim përfundimtar.

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës mbizotëron qëndrimi për modelin e pranisë fizike të nxënësve, por sipas gjendjes epidemiologjike. Tre modelet kanë argumente për përparësitë dhe dobësitë, se para së gjithash më me rënësi është shëndeti i fëmijëve, por duhet të mbahet llogari edhe për cilësinë e arsimit. Ai i kumtoi tre modelet që i përmban plani i MASH-it – mësim me prani fizike me masa për mbrojtje dhe distancë prej 1,5 metër, mësim në largësi apo mësim onllajn dhe i kombinuar – para së gjithash për shkollat me numër të madh të nxënësve. Ata do të ndaheshin në grupe më të vogla – njëri grup do të ndiqte mësimin me prani fizike një javë, ndërsa në të njejtën kohë grupi tjetër do të ndjekë mësimin onllajn.

“Duhet t’i lihet fleksibilitet MASH-it dhe Qeverisë që[ ta aftësojnë procesin arsimor ndaj gjendjes epidemiologjike dhe në mënyrë fleksibile të sigurohet kalimi nga një model në tjetrin. Në MASH mbisundon mendimi se duhet të organizohet mësim me prani fizike, por çdoherë duke e pasur parasysh gjendjen epidemiologjike dhe kushtet në shkolla. Kjo do të thotë se çdokund ku na lejon gjendja epidemiologjike, të organizohet mësim me prani fizike dhe çdokund ku ka kushte të organizohet mësim me prani fizike, duke i pasur parasysh protokollet që i parapamë dhe përgatitëm, atëherë do të duhej të organizohej mësimi në atë mënyrë. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk ka zëvendësim për mësimin e organizuar me prani fizike, por, megjithatë, duhet të mbajmë llogari për shëndetin e nxënësve tanë dhe për gjendjen epidemiologjike”, tha Ademi.

Ai përmendi edhe se për cilin do model do të duhet të bëhen ndryshime të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, siç është numri i nxënësve në një paralele apo propozimi të shkurtohen orët mësimore prej 40 në 30 minuta në arsimin fillor, përkatësisht prej 45 në 35 në arsimin e mesëm, dhe për atë nevojitet Kuvend funksional, duke e cekur mundësinë edhe për prolongim të fillimit të vitit mësimor.

Deri më tani nuk ka vendim për hapjen e kopshteve. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se në takimin e djeshëm me Komisionin për sëmundje infektive dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë është vendosur të bëhet azhurnimi i të dhënave për numrin e fëmijëve për të cilët prindërit u deklaruan se do të vizitojnë kopshte.

“Në pajtim me Protokollin e miratuar, prioritet për kujdes ka fëmija i prindit të vetëm, i cili është në marrëdhënie pune dhe fëmija i dy prindërve të cilët janë në marrëdhënie pune, ndërsa detyrat e punës duhet t’i kryejnë në vendin e punës. Informata do të përpunohet në bazë të të dhënave nga të gjitha kopshtet, publike dhe private, në mënyrë adekuate me vërtetimet e parashtruara nga prindërit”, thuhet në kumtesën nga MPPS.