Komisioni miraton ndryshimet  kushtetuese për Presidentin, jep "leje" që të shqyrohen në seancë plenare - Gazeta Express
string(73) "komisioni-per-legjislacion-miraton-ndryshimet-kushtetuese-per-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 19:26

Komisioni miraton ndryshimet  kushtetuese për Presidentin, jep “leje” që të shqyrohen në seancë plenare

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 19:26

Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese për presidentin të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Pas diskutimeve, Komisioni, me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar kalimin e këtyre amandamenteve për procedim të mëtejmë.

Dy vota kundër ishin nga PDK-ja.

Në komision mungoi anëtarja e LDK-së, ndërsa shefja e GP të kësaj partie, Jehona Lushaku nuk kishte të drejtë vote.

Pas kalimit në komision pritet të thirret seancë e jashtëzakonshme për t’i shqyrtuar këto amendamente kushtetuese.

Propozimi parasheh ndryshime në Kushtetuten e Republikës së Kosovës, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të mos bëhet më nga Kuvendi, por përmes votës së drejtpërdrejtë të popullit./EO

Advertisement
Advertisement
Advertisement