Komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar në parim me 10 vota pro dhe 5 kundër marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik.
Mbi lajmin ka reaguar Rama, i cili ka njoftuar se PS e votoi paktin me votat e saj dhe pa konsensusin e opoziës së re, pasi kjo e fundit vijon të kundërshtojë marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik me opozitën jashtëparlamentare, ose siç e quan Rama ‘marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore’.
“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”.