Komisioni i ligjeve miraton aministinë, kush janë të burgosurit që përfitojnë - Gazeta Express
string(76) "komisioni-i-ligjeve-miraton-aministine-kush-jane-te-burgosurit-qe-perfitojne"

Komisioni i ligjeve miraton aministinë, kush janë të burgosurit që përfitojnë

Gazeta Express

23/01/2020 12:56

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar këtë të enjte ligjin për amnistinë e të burgosurve, ku parashikohet lirimi i rreth 700 të dënuarve nga qelitë e tyre.

 “Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendim të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”, thuhet në projektligj.

Lexo Edhe:

Pak kohë më parë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 50% e grave të dënuara dhe të miturve.

Kategoritë që përjashtohen nga amnistia janë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që janë dënuar për dhunë në familje, krime seksuale, pornografi apo korrupsion.