Komisioni Evropian i ndan edhe 50 milionë euro tjera për Kosovën - Gazeta Express
string(64) "komisioni-evropian-i-ndan-edhe-50-milione-euro-tjera-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2021 14:39

Komisioni Evropian i ndan edhe 50 milionë euro tjera për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

01/06/2021 14:39

Komisioni Evropian i ka ndarë edhe 50 milionë euro për Kosovën.

Kështu ka njoftuar sot shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në “Twitter”, Szunyog ka thënë se përmes kësaj ndihme tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e problemeve të shkaktuara nga pandemia.

Më tej, ai ka shtuar se do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet e vendit tonë në zbatimin e politikave efektive që kanë qëllim rimëkëmbjen më të shpejtë dhe rritjen e qëndrueshme e stabile ekonomike.

“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën, nga Kredia për Ndihmë Makro-Financiare. 50 milionë të tjera tashmë janë ndarë për Kosovën, duke bërë totalin prej 100 milionë euro. Kjo tregon se Bashkimi Evropian po vazhdon ndihmën për Kosovën në adresimin e sfidave socio-ekonomike të pandemisë Covid-19. Ne do të vazhdojmë që të punojmë me autoritetet kosovare që të implementojmë politika efektive për një rimëkëmbje dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”, ka shkruar ai. /Express/