Komisioni Evropian emëron sekretaren e përgjithshme - Gazeta Express
string(51) "komisioni-evropian-emeron-sekretaren-e-pergjithshme"

Gazeta Express

14/01/2020 22:48

Komisioni Evropian emëron sekretaren e përgjithshme

Gazeta Express

14/01/2020 22:48

Komisioni Evropian emëroi sot Ilze Juhansone, një ish-ambasadore të Letonisë në Bashkimin Evropian, si sekretare të përgjithshme të saj.

Juhansone shërben si sekretare e përgjithshme në detyrë që prej nëntorit, pas largimit të Martin Selmayrit.

“Që nga ardhja ime verën e kaluar, Ilze Juhansone e ka treguar veten se është shumë kompetente dhe e ditur”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen, duke vlerësuar përvojën e saj të gjerë dhe aftësitë e drejtuese.

Von der Leyen i ka vënë përparësi vetes që të ketë më shumë gra me pozicione të larta në ekzekutivin e BE-së.