Komisionet parlamentare, një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja - Gazeta Express
string(70) "komisionet-parlamentare-nje-minute-heshtje-per-gjyqtarin-astrit-kalaja"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 11:42

Komisionet parlamentare, një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 11:42

Mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me atë për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u hap sot me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, i cili u vra një ditë më parë.

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja, e cilësoi vrasjen si një akt barbar dhe kërkoi ndëshkim shembullor për autorët. Ai theksoi se ngjarja duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë.

“Nisur nga ngjarja e djeshme ku dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, në krye të detyrës, biem dakord se ky është një akt i rëndë kriminal një akt barabar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve të ngjarjes”, tha Manja.

“Vrasja e gjyqtarit në krye të detyrës, në një ambient ku presupozohet se është vendi më i sigurt për të ushtruar detyrën, është dhe një kambanë alarmi që ka të bëjë me sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Në emër të dy komisioneve shumë prej nesh e kanë njohur Astrit Kalanë, ndaj ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij”, tha Manja.