Komisionari i NBA sqaron gjithçka për ndërprerjen e sezonit në bisedën me lojtarët - Gazeta Express
string(82) "komisionari-i-nba-sqaron-gjithcka-per-nderprerjen-e-sezonit-ne-biseden-me-lojtaret"

Gazeta Express

09/05/2020 23:55

Komisionari i NBA sqaron gjithçka për ndërprerjen e sezonit në bisedën me lojtarët

Gazeta Express

09/05/2020 23:55

Komisionari i NBA, Adam Silver, i paralajmëroi lojtarët për situatat e vështira me të cilat do të mundë të përballen kur të kthehet gara, pas pezullimit shkaku i koronavirusit, duke sugjeruar se nuk mund të garantohet se tifozët do të mundë t’i ndjekin ndeshjet në stadiume as sezonin e ardhshëm.

Adam Silver ka thënë se 40 për qind të përfitimeve të ligës vijnë nga paratë që fitohen gjatë netëve të ndeshjeve në arenat e klubeve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kjo mund të rezultojë të jetë sfida e vetme më e madhe në tërë jetën tonë”, u tha Silver lojtarëve, sipas audios të siguruar nga ESPN.

Silver e mbajti këtë takim me drejtoreshën ekzekutive Michele Roberts, presidentin e Shoqatës së Lojtarëve të NBA, Chris Paul, dhe disa lojtarë të tjerë, të cilët bënë pyetje gjatë video-konferencës që zgjati një orë.

Silver i mori disa pyetje të vështira për problemet me sigurinë, idetë për kthimin e ndeshjeve, si mund të ndikohen sezonet e ardhshme dhe për çështje të lidhura me aspektin financiar.

Ai e theksoi se vendimi për t’iu kthyer ndeshjeve të këtij sezoni nuk do të duhet të merret në maj e as nuk ka nevojë që patjetër të rinisin në fillim të qershorit.

Silver tha se ndeshjet e mbetura të këtij sezoni mund të luhen në një ose dy arena të gjitha dhe tha se opsioni për të luajtur në Orlando dhe Las Vegas ka më së shumti kuptim.

“Nuk ka asnjë kuptim të ju rrezikojmë të gjithë duke ju detyruar të udhëtoni nga një qytet në një tjetër kur e dimë se nuk do të ketë tifozë. Ne mendojmë se do të jetë më e sigurt të luhen të gjitha ndeshjet në një lokacion ose në dy lokacione”, shtoi Silver.

Komisionari e shprehu dëshirën e tij që ky sezon i NBA të përfundohet në strukturën aktuale të NBA në play-offs, që përfshin seri me nga deri në shtatë ndeshje në secilin rund, mirëpo ai e la të hapur mundësinë që në play-offs të luajnë më shumë ekipe në mënyrë që të shkurtohet sezoni i rregullt.

Silver gjithashtu u tha lojtarëve se nisja e sezonit tjetër mund të shtyhet deri në dhjetor, pa marrë parasysh se a kompletohet sezoni aktual apo jo.

Chris Paul i kërkoi Silverit t’ua përkujtojë klubeve se nuk kanë të drejtë t’u bëjnë presion lojtarëve të shfaqen në stërvitjet vullnetare në kampet e ekipeve. Silver tha se, nëse kjo gjë po ndodhte, atëherë ishte një gjë shumë zhgënjyese dhe e siguroi atë se të gjitha klubet do të paralajmëroheshin të mos e bëjnë këtë. /Gazeta Express/