Komisarja evropiane për zgjerimin mbërrin në Shkup për takimin BE-Ballkani Perëndimor - Gazeta Express
string(85) "komisarja-evropiane-per-zgjerimin-mberrin-ne-shkup-per-takimin-be-ballkani-perendimor"

Maqedoni

Gazeta Express

30/06/2025 16:46

Komisarja evropiane për zgjerimin mbërrin në Shkup për takimin BE-Ballkani Perëndimor

Maqedoni

Gazeta Express

30/06/2025 16:46

Komisarja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim, Marta Kos, ka arritur në Shkup për të marrë pjesë në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor, transmeton Anadolu.

Kos është pritur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili pas pritjes shkroi në X se integrimi në BE nuk është vetëm përkushtim deklarativ, por prioritet strategjik i qartë për qeverinë.

“Samiti i nesërm do të përqendrohet në Planin e Rritjes, agjendën e reformave dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe rajoni në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka deklaruar Mucunski.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut nesër pret takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor.