Komisarja evropiane kërkon nga Vuçiqi që Serbia të bëjë të qartë se po orientohet kah BE - Gazeta Express
string(88) "komisarja-evropiane-kerkon-nga-vuciqi-qe-serbia-te-beje-te-qarte-se-po-orientohet-kah-be"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 10:22

Komisarja evropiane kërkon nga Vuçiqi që Serbia të bëjë të qartë se po orientohet kah BE

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 10:22

Komisarja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar mbrëmë se gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se Brukseli pret që Serbia duhet të jetë qartë e orientuar drejt Bashkimit Evropian dhe kjo përfshin një shoqëri civile të fuqishme dhe media të pavarura.

Kos në një postim në rrjetin social X ka theksuar se ka pasur një takim “konstruktiv” me Vuçiqin, ku ishin të pranishëm përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian, Marko Makovec.

„Diskutuam për hapat konkretë në rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe përsëritëm kërkesat tona për një orientim të qartë të Serbisë drejt BE-së. Theksova se zgjerimi është një proces që përfshin gjithë shoqërinë. Kjo nuk është e mundur pa një shoqëri civile të fortë dhe media të pavarura. Ky është rruga më e mirë të shkohet përpara“, ka shkruar Kos.

Advertisement
Advertisement
Advertisement