Fjolla Morina ka pranuar lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.
Ajo dikur bëri një reagim për të, duke thënë se ka fëmijë e familje dhe luti mediet për të mos ta futur atë në valle të tillë, e tash tha se është e dashuruar pas tij, shkruan Syri Kosova.
Në foton që këngëtarja e hodhi në Instagram, pranoi urime të shumta, nga miqtë e saj, ndër ta edhe Vesa Luma.
Mirëpo, Vesa mori një replikim nga dikush që i tha se Fjolla ka ndarë Fisnikun nga bashkëshortja, madje e pyeti Vesën se si do i dukej asaj nëse do t’ia merrnin burrin.
Komenti i ndjekses, pa ndërhyrje: “@vesaluma qfar gezime moj qysh po ja uron , tu e dite qe ka nda grun me femije marre duhet met ardh me ja bo urime gezime, qysh te doket ty me ta marr dikuah burrin, edhe me lan femije jetim.? A je e vetedijshme per kete gje.? Tlutem mendo pak edhe shiko a ja vlen me pas shoqni me kete lloje femne …”.