Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili aktualisht është duke mbajtur edhe pozitën e deputetit dhe atë të kryeministrit në detyrë, ka shkruar për përvjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si një vendim që s’bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, shkruan Gazeta Express.
Në profilin zyrtar në “facebook” ku Kurti ka postuar, kanë vërshuar komentet të cilat ia kujtojnë Kurtit qëndrimet e veprimet e tij destruktive ndaj pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.
Në vitin 2007, Kurti kishte mbajtur fjalim ku kishte deklaruar se Ahtisari e ka sjellur pakon, por pavarësia s’vjen me të. Gjithashtu kishte deklaruar se “Paketa e Ahtisaarit nuk e sjell pavarësinë, veç autonominë për serbët”
Disa vite më vonë, Kurti nuk ishte ngritur në këmbë për ta respektuar himnin e Kosovës gjatë një aktiviteti në Mitrovicë.
Disa prej komenteve në postimin e sotëm të Kurtit:
“Pavarësia që nuk e ke njoftë kurrë, as nuk e respektove”, ka shkruar një nga komentuesit.
“A sot 15 vite ti thojshe se njoh si shtet e se pranojshe flamurin e Kosovës”, ka shkruar një tjetër.
“Po e udhëheq shtetin njeriu që nuk e njeh shtetin dhe simbolet, mjerim për ne”, është një koment tjetër nga shumë prej tyre të cilat ia kujtojnë Kurtit qëndrimet e tij mosrespektuese ndaj simboleve e pavarësisë së Kosovës.