“Kombi ynë i gatshëm të përballet me fuqinë e SHBA-së e Izraelit,” thotë Khamenei, paralajmëron “përgjigje edhe më të madhe” në rast sulmi - Gazeta Express
string(132) "kombi-yne-i-gatshem-te-perballet-me-fuqine-e-shba-se-e-izraelit-thote-khamenei-paralajmeron-pergjigje-edhe-me-te-madhe-ne-rast-sulmi"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 14:17

“Kombi ynë i gatshëm të përballet me fuqinë e SHBA-së e Izraelit,” thotë Khamenei, paralajmëron “përgjigje edhe më të madhe” në rast sulmi

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 14:17

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka deklaruar të mërkurën se Irani është gati të përgjigjet ndaj çdo sulmi të ri ushtarak dhe se Teherani mund të japë një goditje më të madhe sesa ajo gjatë luftës 12-ditore me Izraelin.

“Kjo që kombi ynë është gati të përballet me fuqinë e Shteteve të Bashkuara dhe qenit të tyre të lidhur, regjimit zionist (Izraelit), është shumë e lavdërueshme,” ka thënë Khamenei për televizionin shtetëror, raporton Reuters.

Me këto fjalë, ai i është referuar sulmit raketor iranian mbi bazën Al Udeid në Katar, duke thënë se baza ishte një nga pikat më sensitive amerikane në rajon dhe paralajmëroi se mund të shkaktohet një goditje edhe më e madhe ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Ndërkohë, kujtojmë se Irani është nën presion ndërkombëtar për të rifilluar bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara, ku Uashingtoni dhe tre vende kryesore evropiane kanë vendosur fundin e gushtit si afat për një marrëveshje.