Kombëtarja Spanjolle bën skandal, vendin tonë e prezanton si “Territori i Kosovës” - Gazeta Express
string(79) "kombetarja-spanjolle-ben-skandal-vendin-tone-e-prezanton-si-territori-i-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

09/09/2025 10:29

Kombëtarja Spanjolle bën skandal, vendin tonë e prezanton si “Territori i Kosovës”

Futboll

Gazeta Express

09/09/2025 10:29

Kombëtarja Spanjolle e Futbollit ka bërë skandal në prezantimin e shtetit tonë.

Në fakt, kjo Kombëtare në faqen e saj zyrtare në Facebook e ka paralajmëruar ndeshjen e sontme të ekipeve U-21 mes Kosovës dhe Spanjës në kualifikimet e Euro 2027 për këtë grupmoshë, shkruan “Gazeta Express”.

E në prezantimin e flajerit, spanjollët vendit tonë i referohen si “Territori i Kosovës”, duke e pasur parasysh se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet.

Kjo nuk është hera e parë që spanjollët bëjnë skandale të tilla pasi edhe në të kaluarën kanë ndodhur incidente të tilla duke u fshehur flamuri apo edhe duke u ndryshuar emri i shtetit të pavarur të Kosovës. /Gazeta Express