string(71) "kombetarja-shqiptare-do-ti-nise-sot-pergatitjet-per-ndeshjen-me-serbine"

Futboll

Gazeta Express

02/06/2025 13:46

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë sot përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Futboll

Gazeta Express

02/06/2025 13:46

Kombëtarja shqiptare e futbollit nis sot zyrtarisht përgatitjet për sfidën e 7 Qershorit ndaj Serbisë që do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në orën 17:30, lojtarët e ftuar do të dalin për stërvitjen e përbashkët. Pjesa më e madhe e të ftuarve janë në dispozicion të trajnerit Sylvinho.

Vetëm gjashtë futbollistë nuk i janë bashkuar për shkak të angazhimeve që kanë pasur deri tani.

Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin që luajti në finalen e Champions League me Interin, apo Mario Mitajn që fitoi Kupën në Arabi.

Myrto Uzuni pritet të vijë nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu edhe Jasir Asani, Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti.

“Një pjesë e tyre do të vijnë gjatë pasdites”, njoftoi gazetari i Tv Klan, Erald Kodheli.

Kjo sfidë është shumë e rëndësishme, jo vetëm për eliminatoret për Botërorin, por edhe për vetëm emocionin që përcjell përballja Shqipëri – Serbi.

Për këtë arsye, një pjesë e grupit të futbollistëve, të cilët janë liruar më herët nga klubet respektive, kanë nisur stërvitjen në Durrës.

Kujtojmë se nga lojtarët që kanë qenë në Beograd në ndeshjen e vitit 2014, i ftuar për këtë sfidë është vetëm Elseid Hysaj.