Ismet Munishi ka qenë spektakolar mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Analisti i “Favoritit” ka defiluar në studio duke e përshkruar se si krerët e FFK-së mburren kur të prezantojnë futbollistë të rinj duke ua dhënë atyre fanellat, ndërsa pas një kohe lojtarët e njëjtë ndodh edhe që ia kthejnë shpinën Kombëtares, shkruan “Gazeta Express”.
Sipas tij, njerëzit e Federatës nuk dinë për futboll, ndërsa Bajram Shala ia ktheu duke i thënë se mund t’i tregojë atij vetëm se si duhet t’i mëshojë topit.
Debati mes tyre ka vazhduar në studio, ndërsa videon e plotë të emisionit mund ta shihni duke klikuar më poshtë. /Gazeta Express/