Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Tel Aviv - Gazeta Express
string(43) "kombetarja-e-shqiperise-mberrin-ne-tel-aviv"

Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Tel Aviv

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 17:01

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Tel Aviv.

Të shtunën, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parafundit në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja është tejet e rëndësishme për “Kuqezinjtë”, pasi me një fitore eventuale nesër, do të rriste gjasat për vendin e parë në grup.

Para ndeshjes në fjalë, Shqipëria nga ora 18:00 do të mbajë një konferencë për shtypë në Tel Aviv, kurse gjysmë ore më vonë do të mbajë seancën e fundit stërvitore, në stadiumin “Bloomfield”.

Në “Bloomfield” do të zhvillohet edhe ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë, nga ora 20:45. /Gazeta Express/