Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Londër - Gazeta Express
string(41) "kombetarja-e-shqiperise-mberrin-ne-londer"

Futboll

Gazeta Express

19/03/2025 22:14

Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Londër

Futboll

Gazeta Express

19/03/2025 22:14

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të mërkurë drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, që luhet të premten më 21 mars, në “Wembley Stadium” në orën 20:45.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Me të mbërritur në Londër, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.

Nesër Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:00 në “Wembley Stadium”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të jenë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 18:15.

Advertisement
Advertisement
Advertisement