Futbollistet e kombëtares së Kosovës kishin dy humbje në përballjet me Kroacinë në vitin e kaluar, në kualifikimet për “Euro 2025”.
Por të shtunën, Kosova arriti fitore të madhe në Karlovc, ndaj favorites së Grupit 2 të Ligës C të kualifikimeve për Botërorin 2027.
Kosova fitoi 1-0 me gol të Modesta Ukës në minutën e 13-të.
Rezultati nuk ndryshoi dhe Kosova mori pikët e plota që e ngritin në krye të tabelës me gjashtë pikë, tri më shumë se Kroacia.
Në ndeshjen e parë më 3 mars në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi thellë 6:0 ndaj Gjibraltarit.
Kosova më 14 prill luan sërish në udhëtim, tani te Bullgaria.
Ndërkohë më 18 prill e pret Bullgarinë. Ciklin kualifikues e mbyll me dy ndeshje në muajin qershor.
Më 5 qershor e pret Kroacinë në Prishtinë, ndërsa më 9 qershor luan në udhëtim te Gjibraltari.
Prej Ligës C, kualifikimi direkt në Botëror nuk është i mundur.
Ekipi që e fiton grupin kualifikohet në “play-off”, ndërsa avancimi në plejof është i mundshëm edhe nga pozita e dytë./GazetaExpress/