Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave sot do të mbërrijë në Kosovë, pas aventurës në kualifikimet për CevEuroVolley 2021.
Kombëtarja sot rreth orës 12:00 arrin në aeroportin “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Express.
Nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, Kosova nuk arriti asnjë fitore, teksa fitoi një set, të parin në kualifikime për Kampionat Evropian, ndaj Malit të Zi.
Kosova në këto kualifikime ishte në grup me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.
Të martën, Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media për të bërë rikapitullim të debutimit të Kombëtares së Kosovës në volejboll (vajzat), në CEV EuroVolley 2021.
/Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...