Kombëtarja e Kosovës e publikon listën për kualifikueset e “EURO 2026” - Gazeta Express
string(68) "kombetarja-e-kosoves-e-publikon-listen-per-kualifikueset-e-euro-2026"

Sport

Gazeta Express

31/10/2024 16:47

Kombëtarja e Kosovës e publikon listën për kualifikueset e “EURO 2026”

Sport

Gazeta Express

31/10/2024 16:47

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të enjten listën për dy ndeshjet e fazës kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Lionel Mirdita është ftuar për herë të parë, ndërsa kthehen Drilon e Drenit Tahirukaj. Për dy ndeshjet, atë kundër Ishujve Faroe dhe Holandës, seleksionuesi Qerimi ka përfshirë 16 lojtarë.

Lexo Edhe:

Kosova të hënën udhëton për në Ishujt Faroe, shkruan “Gazeta Express”.

Do t’i zhvillojë katër seanca stërvitore para ndeshjes të cilën e luan ndaj Ishujve Faroe në Torshavn më 6 nëntor, ndërsa më 10 nëntor përballet në Prishtinë ndaj Holandës.

Në grupin e gjashtë së bashku me Holandën dhe Ishujt Faroe është edhe Ukraina.

“Grupi është sfidues, por Kombëtarja jonë e kërkon kualifikimin historik në Evropian”, shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës.

Dy vendet e para në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa kualifikimin e sigurojnë edhe katër përfaqësueset më të mira të pozitës së tretë prej tetë grupeve sa janë gjithsej./GazetaExpress/