string(80) "kombetarja-e-hendbollit-e-fiton-grantin-ekipor-prej-100-mije-dollaresh-nga-kok-u"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/03/2025 14:43

Kombëtarja e hendbollit e fiton grantin ekipor prej 100 mijë dollarësh nga KOK-u

Sporte tjera

Gazeta Express

19/03/2025 14:43

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll, konkurrenca e meshkujve, është përfituese e grantit ekipor rreth 100 mijë dollarë (rreth 92 mijë euro) të ndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut e përzgjodhi ekipin kombëtar të hendbollit, bazuar në kriteret dhe rezultatet e fundit, të cilat e bëjnë kombëtaren me gjasat më të përafërta për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 2028”.

Lexo Edhe:

Granti ndahet nga KOK-u, ndërsa fondet janë të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe dedikohen për kombëtaren më të suksesshme.

Siç njofton shtëpia e sportit kosovar, granti vlen për periudhën 2025 – 2028.

Djemtë e Kombëtares A janë në garë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2026, falë fitores ndaj Ukrainës dhe barazimit ndaj Holandës, në grupin 6 kualifikues.

Në muajin maj luajnë me Ishujt Faroe në Prishtinë dhe Holandën në udhëtim.

Të njëjtin grant dhe me të njëjtën kombëtare, hendbolli e kishte fituar edhe në ciklin e kaluar olimpik.