Kombëtares së Kosovës i bashkohet sulmuesi i klubit suedez - Gazeta Express
string(58) "kombetares-se-kosoves-i-bashkohet-sulmuesi-i-klubit-suedez"

Kombëtares së Kosovës i bashkohet sulmuesi i klubit suedez

Gazeta Express

07/08/2020 14:27

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se ekipit kombëtar të Kosovës së shpejti do t’i bashkohet edhe sulmuesi i skuadrës suedeze Falkenbergs, Edi Sylisufaj.

Para ndeshjeve vendimtare të Kosovës për kualifikimin në Kampionatin Evropian, kundër Maqedonisë fillimisht në gjysmëfinale të play-offs, FFK-ja e ka zbuluar lajmin për prurjen e fundit në Kombëtare.

Lexo Edhe:

Megjithatë, FFK-ja ka bërë të ditur planet për ta aktivizuar atë fillimisht në ndeshjen kundër Anglisë U-21 në Prishtinë, e pastaj më vonë potencialisht me Kombëtaren A.

“Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga FFK-ja.

“20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor”.

“Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar”.

“FFK tashmë ka filluar procedurat rreth rregullimit të dokumenteve të nevojshme për lojtarin dhe nëse gjithçka kryhet me kohë, atëherë ai do të mund të paraqitet në fanellën dardane qysh në shtator në ndeshjen kundër Anglisë U21 në Prishtinë, teksa shumë shpejt mund ta shohim edhe në fanellën e Kombëtares A, ngase bëhet fjalë për një sulmues tejet të spikatur”. /Gazeta Express/