Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUINT, BE-së e Turqisë në Kosovë, iu flet për situatën e sigurisë - Gazeta Express
string(119) "komandanti-i-kforit-mbledh-perfaqesuesit-diplomatike-te-quint-be-se-e-turqise-ne-kosove-iu-flet-per-situaten-e-sigurise"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2025 10:30

Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUINT, BE-së e Turqisë në Kosovë, iu flet për situatën e sigurisë

Lajme

Gazeta Express

06/12/2025 10:30

Komandanti i KFOR’it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka mbledhur në një takim përfaqësues diplomatikë në vend në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

Ulutash u takua me ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendëskreun e Misionit të Francës në Kosovë dhe një përfaqësuese të ambasadës së SHBA-së nga QUINT, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së dhe Zëvendëskreun e Misionit të Turqisë, sipas një njoftimi të KFOR.

“Takimi ofroi një mundësi të vlefshme që Komandanti të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në këtë kontekst, Gjenerali Ulutash vlerësoi kontributet afatgjata të të gjitha vendeve në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR”, u tha në njoftim.

KFOR përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement