Komandanti i KFOR-it ia bën një dhuratë Kurtit gjatë takimit - Gazeta Express
string(59) "komandanti-i-kforit-ia-ben-nje-dhurate-kurtit-gjate-takimit"

Komandanti i KFOR-it ia bën një dhuratë Kurtit gjatë takimit

Gazeta Express

27/02/2020 15:29

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Haki Abazi, kanë pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi, i shoqëruar prej asistentit të tij ushtarak, kolonellejtënant Dario Paduano, dhe këshilltarit të tij politik, z. Alexander Aalmo, raporton Gazeta Express

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka për qëllim integrimin në Aleancën veri-atlantike.

Lexo Edhe:

“Në një atmosferë shumë miqësore u rikonfirmua përkushtimi për bashkëpunim të afërt ndërmjet kryeministrit dhe komandantit të KFOR-it, përbrenda mandateve që kanë. Kryeministri shprehu falënderimin në emër të qytetarëve të Kosovës për rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës. Po ashtu, ai vuri theksin në qëllimin e integrimit të Kosovës në NATO si aspiratë që do të realizohet domosdoshmërisht në të ardhmen. Në këtë fazë, bashkëpunimi i KFOR-it me Ministrinë e Mbrojtjes është i një rëndësie të veçantë”, ka thënë Kurti.

Gjatë takimit komandanti i KFOR-it i bëri dhuratë kryeministrit Kurti Stemën e komandantit të KFOR-it.

“Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën edhe një herë gatishmërinë për derë të hapur për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Komandanti i KFOR-it i dorëzoi kryeministrit Stemën e Komandantit të KFOR-it”.