Komandanti i KFOR-it në Bondsteel, informohet detajisht për operacione e aktivitete, sheh edhe armët e sistemet në dispozicion të disa njësive - Gazeta Express
string(140) "komandanti-i-kfor-it-ne-bondsteel-informohet-detajisht-per-operacione-e-aktivitete-sheh-edhe-armet-e-sistemet-ne-dispozicion-te-disa-njesive"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 15:30

Komandanti i KFOR-it në Bondsteel, informohet detajisht për operacione e aktivitete, sheh edhe armët e sistemet në dispozicion të disa njësive

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 15:30

Gjeneralmajor Enrico Barduani, Komandant i KFOR-it, ka vizituar Kampin Bondsteel ku u takua me personel nga Komanda Rajonale-Lindje (RC-E), njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

“I pritur nga Komandanti i RC-E, Kolonel Jonathan Lloyd, ai mori një informim të detajuar mbi operacionet e vazhdueshme dhe aktivitetet e përditshme të komandës si pjesë e misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Pas informimit, komandanti Barduani vizitoi një ekspozitë armësh dhe pajisjesh të organizuar nga Garda Skoceze, e dislokuar në Kosovë si pjesë e Forcës Rezervë të NATO-s për qëllime stërvitore. Ekspozita, siç thuhet në njoftim, ofroi një pasqyrë mbi mjetet, sistemet dhe aftësitë në dispozicion të njësive.

“Duke përmbyllur vizitën e tij, Gjeneralmajor Barduani i vlerësoi të gjithë pjesëtarët për profesionalizmin, përkushtimin dhe kompetencën e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të tyre në misionin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i thekson se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR përsërit si zakonisht se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.