Jashari: FSK-ja e gatshme të kontribuojë në misionin stabilizues në Gaza - Gazeta Express
string(71) "jashari-fsk-ja-e-gatshme-te-kontribuoje-ne-misionin-stabilizues-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 14:00

Jashari: FSK-ja e gatshme të kontribuojë në misionin stabilizues në Gaza

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 14:00

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari realizoi një videokonferencë me komandantin e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (International Stabilization Force), gjeneralmajor Jasper Jeffers III nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bërë koordinimet e nevojshme për dislokimin e FSK-së në rripin e Gazas.

Me këtë rast gjeneral Jashari falënderoi gjeneralin Jeffers dhe përmes tij ushtrinë e SHBA-së, për ftesën drejtuar FSK-së për të marrë pjesë në këtë operacion ndërkombëtar në rripin e Gazas.

Gjithashtu komandanti i FSK-së, konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje në këtë operacion ndërkombëtar me një kontingjent duke theksuar që FSK-ja është ushtri profesionale, e trajnuar me standarde të NATO-s dhe e gatshme të eksportoi siguri kurdo që një gjë e tillë kërkohet nga ushtritë e shteteve partnere, e në këtë rast të SHBA-së.

Në fund të takimit, gjenerali Jeffers III falënderoi gjeneral Jasharin për gatishmërinë e FSK-së për të ofruar siguri në lindjen e mesme, duke qenë partner serioz dhe promovuese e paqes dhe stabilitetit në botë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement