Komandanti i FSK-së priti delegacionin e FARSH-së, diskutohet intensifikimi i bashkëpunimit - Gazeta Express
string(90) "komandanti-i-fsk-se-priti-delegacionin-e-farsh-se-diskutohet-intensifikimi-i-bashkepunimit"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 13:56

Komandanti i FSK-së priti delegacionin e FARSH-së, diskutohet intensifikimi i bashkëpunimit

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 13:56

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim një delegacion të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), të kryesuar nga Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Ardian Lilo.

Vizita siç thuhet, është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes dy forcave, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, si në planin afatmesëm, ashtu edhe atë afatgjatë.

“Gjatë takimit u vlerësua lartë bashkëpunimi i deritanishëm në mes të dy forcave të armatosura në ushtrimet dypalëshe dhe ato ndërkombëtarë si dhe aktivitetet tjera bilaterale.

Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Lilo u zotuan për mbështetjen e dy shtabeve për arritjen e objektivave të synuara, duke koordinuar kështu së bashku angazhimet tona për t`u përballur me sfidat e sigurisë rajonale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.