Komandant “Tigri” shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit - Gazeta Express
string(59) "komandant-tigri-shpall-kandidaturen-per-kryetar-te-drenasit"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 12:49

Komandant “Tigri” shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 12:49

Ajvaz Berisha e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Drenasit.

Ish-komandanti i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, do të garojë si kandidat i partisë “Bashkimi Demokratik”, një parti të cilën e ka themeluar vet.

Berisha tha se ofron një aletrnativë për progres në Drenas, në një deklaratë në rrjetin social Facebook të martën.

Kandidatura e Berishës është e treta e shpallur në dy ditët e fundit për kryetar të Drenasit.

Të hënën, dy anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ish-kandidati për deputet Petrit Hajdari, shpallën kandidaturën. Vetëm njëri prej tyre do të nominohet nga partia.

Ajvaz Berisha është një nga figurat më të shquara të luftës çlirimtare. Ai ka origjinën nga fshati Vasilevë e Komunës së Drenasit.

Në të kaluarën, Berisha ka shërbyer si konsull i Republikës së Kosovës në Gjermani dhe ka qenë dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2019, ai u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por u tërhoq nga partia pas pak më shumë se një viti në prag të zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.