Centcom thotë se bllokada do të zbatohet “në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane”.
Ajo thotë se kjo përfshin të gjitha portet iraniane në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express
“Forcat e CENTCOM nuk do të pengojnë lirinë e lundrimit për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet jo-iraniane”, thotë ushtria.
Ajo shton se më shumë informacion do t’u ofrohet operatorëve komercialë përmes një njoftimi zyrtar para fillimit të bllokadës.”
Më parë në një postim në Truth Social, Donald Trump tha se SHBA-të do të “fillonin procesin e BLLOKIMIT të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit”.