Trajneri i njohur dhe analisti i përhershëm në emisionin sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi foli lidhur me derbin e Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit.
Gjilani nuk ka shënuar fitore tash e tetë ndeshje në derbi lokal, shkruan Gazeta Express.
E herën e fundit, Gjilani e kishte mposhtur Dritën kur Ismet Munishi ishte trajner.
E Munishi i pati disa fjalë për këtë pjesë.
“Unë kam pas skuadër shumë të fortë dhe kam pas organizim shumë të mirë. Në atë kohë ka qenë president Florim Zuka dhe me të vërtetë kemi pasur skuadër shumë të fortë. Në asnjë momnet nuk e kemi ndjerë veten inferiorë. E kemi mposhtur Ballkanin që ka qenë shumë i fortë. E kemi mposhtur edhe Dritën dy herë radhazi. Mendoj që e mbaj një rekord se i kam fituar dy derbi radhazi si trajner i Gjilanit. Kemi pasur atmosferë fantastike, kemi pasur lojtarë fantastikë brenda, përkrahjen e Skifterave. Kam kaluar momente fantastike. Kemi arrit me rivalizu një Ballkan që ka qenë shumë i fortë. Ndoshta nëse kishin qenë disa gjëra më korrekte kishim mundur ta rrëmbejmë edhe titullin, por nuk po dua të futem në këtë pjesë”, u shpreh Munishi.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...