“Kom me ta palu” – Shkurta e pret me deklaratë të ashpër Labinot Rexhën - Gazeta Express
string(67) "kom-me-ta-palu-shkurta-e-pret-me-deklarate-te-ashper-labinot-rexhen"

TV/Film

Gazeta Express

25/11/2025 0:53

“Kom me ta palu” – Shkurta e pret me deklaratë të ashpër Labinot Rexhën

TV/Film

Gazeta Express

25/11/2025 0:53

Këngëtari Labinot Rexha është futur sonte në Big Brother VIP Kosova 4, pas televotimit që u bë nga publiku.

Ai, sapo hyri në shtëpinë më të madhe në vend, tha “Bismilah”, ndërsa më pas i përshëndeti të gjithë banorët.

Nga të tjerët, Labinoti u mirëprit dhe u përshëndet, por ishte Shkurta ajo që menjëherë e priti me një mori akuzash.

Shkurta i tha Labinotit se ka ardhur për të “ekstra” dhe jo nga publiku. Këngëtari e mohoi këtë, duke u shprehur se në BBVK4 është futur nga publiku.

“E ke përdorur fotografinë time shumë, por mos ta ndijë, do ta paloj dhe do ta hekuros shumë mirë”, i tha Shkurta Labinotit. /Klankosova.tv