Kolumbia e zgjat gjendjen emergjente deri më 1 gusht pas rekordit të rasteve të koronavirusit - Gazeta Express
string(93) "kolumbia-e-zgjat-gjendjen-emergjente-deri-me-1-gusht-pas-rekordit-te-rasteve-te-koronavirusit"

Gazeta Express

08/07/2020 9:05

Kolumbia e zgjat gjendjen emergjente deri më 1 gusht pas rekordit të rasteve të koronavirusit

Gazeta Express

08/07/2020 9:05

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, e ka zgjatur afatin e gjendjes emergjente së paku deri më 1 gusht pasi vendi shënoi rekord të rasteve ditore të koronavirusit.

Njoftimi në televizionin publik u dha pasi shteti i Amerikës Jugore regjistroi 149 viktima dhe 4,213 infektime në 24 orët e kaluara. Kjo ishte shifra më e madhe e rasteve në Kolumbi që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Presidenti kolumbian gjithashtu njoftoi se kryetarët e qyteteve me më pak raste do të jenë të autorizuar të lejojnë rihapje të pjesshme të restoranteve, muzeve dhe kishave duke filluar nga 15 korriku, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, qeveria do të bëjë vlerësime për të lejuar fluturime brenda vendin në qytete të caktuara, njoftoi presidenti Duque.

Deri më tani, Kolumbia i ka regjistruar 124,494 persona të infektuar me koronavirus. Shumica prej tyre janë shënuar në kryeqytetin Bogota dhe në pjesën veriore të vendit.