Kolonat në Prishtinë, nga komuna thonë se "projektet pritet të përfundojnë gjatë këtij mandati" - Gazeta Express
string(92) "kolonat-ne-prishtine-nga-komuna-thone-se-projektet-pritet-te-perfundojne-gjate-ketij-mandati"

Lajme

Gazeta Express

08/03/2026 8:03

Kolonat në Prishtinë, nga komuna thonë se “projektet pritet të përfundojnë gjatë këtij mandati”

Lajme

Gazeta Express

08/03/2026 8:03

Kryeqyteti vazhdon të përballet me kolona, duke krijuar tollovi në komunikacion, e ku nga Komuna e Prishtinës për Ekonomia Online kanë thënë se projektet të cilat po planifikojnë do të mund të ndikojnë në përmirësimin e kësaj gjendje. Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Donat Lushaku në intervistë për Ekonomia Online ka treguar hapat që komuna mori, por nënvizon kohën e pikut kur kolonat vështirë të menaxhohen.

“Po, problemi me kolonat është një problem i vazhdueshëm. Pra, ka vite që në disa raste ka qenë më të themi më prezent, në disa raste më pak. Janë bërë disa hapa në këtë drejtim, në kuptimin që po zhvillohen projekte të mëdha infrastrukturore, siç është rruga ‘A’, vazhdimi i rrugës ‘B’ që veçse është përmbyllur, pastaj unaza e brendshme, dhe me përfundimin e këtyre projekteve besoj se pastaj do të kemi një Prishtinë më të mirë në kuptimin e trafikut. Edhe në këtë kohë, vetëm në disa kohë të pikut pra ka kolona më të mëdha, ndërsa orët e tjera është një të themi trafik më i qarkullueshëm dhe jo i dendur”, u shpreh Lushaku për EO.

Lushaku përmendi projektet që Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë për lehtësimin e rrugëve.

“Po siç e thashë, këto projekte infrastrukturore të cilat janë të shpërndara në disa drejtori do të lehtësojnë pra procesin. E përmenda edhe po e ripërmend: unaza e brendshme, rruga ‘A’, vazhdimi i Rrugës B që është në përmbyllje e sipër dhe pothuajse veçse ka përfunduar dhe lidhet pastaj me Rrugën A, si dhe kuptohet projekti më madhor dhe infrastrukturore më i rëndësishëm që ndërlidhet edhe me mbështetjen e nivelit qendror, që është unaza e jashtme”, tha ai. Projektet pritet të përfundojnë gjatë mandatit 4 vjeçar të kryetarit Pmandati

Kryeqyteti vazhdon të përballet me kolona, duke krijuar tollovi në komunikacion, e ku nga Komuna e Prishtinës për Ekonomia Online kanë thënë se projektet të cilat po planifikojnë do të mund të ndikojnë në përmirësimin e kësaj gjendje. Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Donat Lushaku në intervistë për Ekonomia Online ka treguar hapat që komuna mori, por nënvizon kohën e pikut kur kolonat vështirë të menaxhohen.

“Po, problemi me kolonat është një problem i vazhdueshëm. Pra, ka vite që në disa raste ka qenë më të themi më prezent, në disa raste më pak. Janë bërë disa hapa në këtë drejtim, në kuptimin që po zhvillohen projekte të mëdha infrastrukturore, siç është rruga ‘A’, vazhdimi i rrugës ‘B’ që veçse është përmbyllur, pastaj unaza e brendshme, dhe me përfundimin e këtyre projekteve besoj se pastaj do të kemi një Prishtinë më të mirë në kuptimin e trafikut. Edhe në këtë kohë, vetëm në disa kohë të pikut pra ka kolona më të mëdha, ndërsa orët e tjera është një të themi trafik më i qarkullueshëm dhe jo i dendur”, u shpreh Lushaku për EO.

Lushaku përmendi projektet që Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë për lehtësimin e rrugëve.

“Po siç e thashë, këto projekte infrastrukturore të cilat janë të shpërndara në disa drejtori do të lehtësojnë pra procesin. E përmenda edhe po e ripërmend: unaza e brendshme, rruga ‘A’, vazhdimi i Rrugës B që është në përmbyllje e sipër dhe pothuajse veçse ka përfunduar dhe lidhet pastaj me Rrugën A, si dhe kuptohet projekti më madhor dhe infrastrukturore më i rëndësishëm që ndërlidhet edhe me mbështetjen e nivelit qendror, që është unaza e jashtme”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement