Kolona me vetura, momenti kur sillen në Inspektorat policët e arrestuar
Lajme
Gazeta Express
14/03/2022 13:05
Inspektorati Policor e ka kryer një aksion kundër zyrtarëve policorë dhe disa doganierëve me urdhër të Prokurorisë Speciale.
T7 sjell pamjet nga momenti kur policët e arrestuar për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar” janë dërguar në Inspektorat.
IPK tha se deri më tani janë ndaluar dhjetëra zyrtarë policorë dhe doganorë, ndërsa aksioni po vazhdon në Gjakovë dhe Prizren.
Sipas IPK-së, aksionit i ka paraprirë një hetim njëvjeçar.