Kolo Muani tregon se ku preferon të luajë sezonin e ardhshëm - Gazeta Express
string(60) "kolo-muani-tregon-se-ku-preferon-te-luaje-sezonin-e-ardhshem"

Sport

Gazeta Express

24/06/2025 16:40

Kolo Muani tregon se ku preferon të luajë sezonin e ardhshëm

Sport

Gazeta Express

24/06/2025 16:40

Sulmuesi i Juventusit, Randal Kolo Muani, ka deklaruar se nuk është në dijeni për interesimin e Chelseat, por ka theksuar se dëshiron të qëndrojë në Torino pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

Reprezentuesi francez foli për Tuttosport pas fitores 4-1 ndaj Wydad. Gjigandët e Serie A tashmë janë kualifikuar për fazën e 1/16-ës me një ndeshje në dorë dhe do të përballen me Manchester Cityn në sfidën e fundit të fazës së grupeve të enjten.

Kolo Muani është në huazim nga PSG deri në përfundim të këtij turneu, por Juventus shpreson ta mbajë francezin edhe për sezonin 2025-26. Edhe pse është përfolur për një transferim të mundshëm te Chelsea, sulmuesi ka ide të qarta për të ardhmen.

“Nuk di asgjë për Chelsea-n, jam i fokusuar te Kupa e Botës për Klube. Do të shohim çfarë ndodh në treg pas përfundimit të turneut,” tha ai.
“Nëse do të varej vetëm nga unë, do të qëndroja këtu. Jam vërtet i lumtur te Juventusi.”

Kolo Muani duket veçanërisht i kënaqur për bashkëpunimin me Kenan Yildiz, i cili ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e para në këtë kompeticion. Vetë Kolo Muani shënoi dy gola në sfidën hapëse ndaj Al Ainit javën e kaluar.

“Mamma mia! Ai [Yildiz] është shumë i mirë, shumë i mirë,” tha Kolo Muani.
“Të luash me të është magji e pastër; e sheh qartë edhe në stërvitje. Është në një nivel tjetër dhe një djalë fantastik. Është kënaqësi të ndash fushën me të.
Mendoj se ka cilësinë për të luajtur në klubet më prestigjioze të botës. Shpresoj të fitojë trofe me këtë klub; ka gjithçka për ta arritur.”

Yildiz gjithashtu është lidhur me Chelsea-n dhe Arsenalin, por talenti turk ka deklaruar se është i lumtur te Juventusi.