Kolo Muani lënë Newcastle në pritje, sulmuesi i PSG dëshiron rikthim te Juventusi - Gazeta Express
string(80) "kolo-muani-lene-newcastle-ne-pritje-sulmuesi-i-psg-deshiron-rikthim-te-juventusi"

Futboll

Gazeta Express

09/08/2025 11:39

Kolo Muani lënë Newcastle në pritje, sulmuesi i PSG dëshiron rikthim te Juventusi

Futboll

Gazeta Express

09/08/2025 11:39

Newcastle United ka bërë një kërkesë te PSG për të mësuar mbi mundësinë e transferimit të Randal Kolo Muani-t, raportojnë mediat italiane, ndërsa sulmuesi francez vazhdon të presë për një rikthim të mundshëm te Juventusi.

Sipas asaj që ka raportuar Corriere dello Sport, Newcastle e ka kthyer vëmendjen te ish-sulmuesi i Eintracht Frankfurt pasi dështoi të transferojë Benjamin Sesko dhe Hugo Ekitike. Megjithatë, 26-vjeçari preferon të luajë për Juventusin, ku kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim.

Juventusi i durueshëm në ndjekjen e Kolo Muani-t

Juventusi është lidhur me një tjetër lëvizje për Kolo Muani-n, me “Zonjën e Vjetër” që raportohet se po konsideron edhe një huazim tjetër.

Megjithatë, PSG dëshiron të përfshijë një detyrim blerjeje prej rreth 40 milionë eurosh si pjesë e çdo marrëveshjeje huazimi. Kjo mund të dekurajojë bardhezinjtë, të cilët fillimisht duhet të shesin disa lojtarë për të shpenzuar më tej.

Nëse Juventusi arrin të gjejë mënyrën për të larguar Dusan Vlahovic-in, paga e të cilit prej 12 milionë euro në sezon zë një pjesë të madhe të buxhetit të pagave të klubit, ata mund të jenë më të lirë të rikthejnë Kolo Muani-n në Torino. /GazetaExpress/