Kolegji Zgjedhor “vulos” 11 majin, rrëzohet padia e PD - Gazeta Express
string(51) "kolegji-zgjedhor-vulos-11-majin-rrezohet-padia-e-pd"

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 20:53

Kolegji Zgjedhor “vulos” 11 majin, rrëzohet padia e PD

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 20:53

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike duke i dhënë fund betejës ligjore për rezultatin e 11 majit, betejë që zgjati për 4 muaj më radhë.

Në fund të seancës që zgjati për më shumë se 8 orë, gjyqtarët vendosën se pretendimet e opozitës kundër zgjedhjeve parlamentare janë të pabazuara.

Partia Demokratike goditi në gjykatë vendimin e komisionit rregullator për shpalljen e rezultatit përfundimtar duke pretenduar se procesi i 11 majit ishte i parregullt dhe nuk reflekton vullnetin e qytetareve shqiptare.

Por gjykata i rrezoi pretendimet e opozitës duke i hapur rrugë mbledhjes së parlamentit të ri.

Tashme i takon Presidentit të Republikes të dekretojë datën për mbledhjen e parë të Kuvendit.

Pritet që në 11 shtator kryeministri Edi Rama të shpallë qeverinë e re .