Prej 5 orësh, Kolegji Zgjedhor po shqyrton padinë e Partisë Demokratike kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Çështja që ka ndezur debatin në gjykatë është aplikimi i dy standardeve në ndarjen e mandateve të deputetëve.
Në rastin e Partisë Socialdemokrate dhe PS në Fier, janë pranuar dorëheqjet nga KQZ; në rastin e Adriatik Lapajt, dorëheqjet nuk u pranuan nga gjykata.
Kolegji pyeti disa herë Partinë Demokratike nëse dëshiron të shtojë këtë çështje në padinë e saj, por PD e la në dorë të gjykatës.
Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste këmbënguli që objekti nuk mund të ndryshohet gjatë gjykimit.
Gjykata u kërkoi palëve të sjellin prova të reja dhe seanca rifilloi në orën 15:30.
Vendimi i gjykatës ndikon drejtpërdrejt në mbledhjen e parlamentit të ri.