Pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit, ditën e sotme kolegët e tij kanë vendosur lule në vendin ku ndodhi krimi.
Gjesti është kryer në formë respekti për kujtimin e tij.
Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri brenda sallës në Gjykatën e Aplit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.
Për këtë ngjarja, policia ka arrestuar tre persona, të riun, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, pasi nuk ka ndërmarrë veprime për të kontrolluar personat kur janë futur brenda./Euronews.al/