Kolegët e Osmanit: Integriteti dhe saktësia ishin shenja dalluese të tij - Gazeta Express
string(71) "koleget-e-osmanit-integriteti-dhe-saktesia-ishin-shenja-dalluese-te-tij"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 15:42

Kolegët e Osmanit: Integriteti dhe saktësia ishin shenja dalluese të tij

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 15:42

Kolegët e gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, vlerësuan kontributin dhe standardin profesional të tij gjatë Akademisë Përkujtimore të organizuar nga Ekonomia Online dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, duke theksuar rolin e tij në forcimin e integritetit dhe gazetarisë së bazuar në fakte.

Në këtë aktivitet u rikujtua edhe se Osmani u nda nga jeta më 11 shkurt 2025, në moshën 49-vjeçare, ndërsa pas la gruan, vajzën dhe djalin, të cilët vazhdojnë të jenë të përfshirë në punën dhe drejtimin e agjencisë.

Kolegia Serbeze Haxhija tha se Osmani përfaqësonte një standard të lartë profesional dhe shërbente si shembull për komunitetin e gazetarëve, duke nënvizuar se ai promovonte integritetin, solidaritetin dhe meritokracinë.

“I përkiste asaj gjenerate që në një kohë pas lufte njerëzit po identifikoheshin m֝ mashtrues, skrupull, qysh me thanë me një fjalë. Sot nuk do të doja të shihja asgjë te këto që reflektojnë në përkushtimin e tij e di që shumë kolegë do të pajtohen me mua për standardin e tij. Edhe rolin e tij në mbajtjen e publikut të informum, stilin e tij ishin ata që ishin emërues i përbashkët i zgjidhjes së gazetës gazetarëve të cilët shpesh dinë të jenë edhe inatçorë, jo çaste, po në këtë rast. Por përmes shembullit të tij sot do të ndaja me ju të gjithë, një vlerë të përbashkët që ka fillu të gërryej goxha shumë: integritetin e komunitetit tonë. Kjo vlerë është përkrahja e solidaritetit  edhe respektit për tjetrin  e mbi të gjitha meritokracia”, tha ajo.

Ndërsa kolegu Shaip Mustafa theksoi se për Osmanin thelbësore ishin saktësia, etika dhe përgjegjësia ndaj publikut, duke shtuar se ai shmangte sensacionalizmin dhe besonte në gazetarinë e faktit dhe analizës.

Sipas tij, themelimi i “Ekonomia Online” ishte kulmi i përkushtimit profesional, pasi krijoi një hapësirë serioze informative për temat ekonomike dhe institucionale që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

“Për të, pavarësisht platformës – gazetë, portal apo medium online – e rëndësishme ishte saktësia e informacionit, etika profesionale dhe përgjegjësia ndaj publikut. Faton Osmani ishte gazetar i vendosur. Nuk i pëlqente sensacionalizmi, as rruga e shkurtër drejt vëmendjes. Ai besonte në gazetarinë e faktit, të analizës dhe të përgjegjësisë. Shpesh punonte në heshtje, por rezultatet e punës së tij flisnin vetë. Ishte nga ata kolegë te të cilët mund të mbështeteshe pa hezitim. Kulmi i përkushtimit të tij profesional u dëshmua kur ai themeloi ‘Ekonomia Online’. Fatoni e pa nevojën që ekonomia, biznesi dhe zhvillimi të trajtoheshin me seriozitet, thellësi dhe profesionalizëm. Me ‘Ekonomia Online’, ai krijoi një hapësirë të re informative duke vendosur standarde të larta dhe duke i dhënë zë temave që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve”, tha ai.

Osmani u përkujtua si profesionist me reputacion të lartë në qarqet mediatike, i cili gjatë karrierës së tij kishte punuar si reporter dhe redaktor në disa media vendore, përfshirë “Kosova Live”, “Lajm”, “Express”, “Jeta në Kosovë” dhe televizionin KTV, si dhe kishte bashkëpunuar me media ndërkombëtare, përfshirë agjencinë gjermane Deutsche Presse-Agentur dhe gazetën “Shekulli” në Tiranë.

Në vitin 2010 ai themeloi Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, e cila u zhvillua si medium me standarde të larta profesionale dhe burim i besueshëm informacioni për dhjetëra media në Kosovë dhe jashtë saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement