Kolapson sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën, kolona të gjata në kufi - Gazeta Express
string(104) "kolapson-sistemi-i-policise-maqedonase-rikthehet-kontrolli-i-dyfishte-me-kosoven-kolona-te-gjata-ne-kufi"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 17:10

Kolapson sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën, kolona të gjata në kufi

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 17:10

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e shtetit maqedonas.

 Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, QKMK njofton se autoritetet maqedonase kishin pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së. Megjithatë lëvizja ka nisur, meqë autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin mekanik të veturave, derisa është rikthyer kontrolli i dyfishtë.

“Derisa tashmë kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfisht!”, thuhet në njoftim.

Qendra për Menaxhimin e Kufirit ka njoftuar se ka kolona të gjata në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kanë treguar se do të njoftojnë në kohë reale për secilën situatë.