Korporata Energjetike e Kosovës, ka thirrur konferencë për media që do të mbahet sot duke filluar nga ora 19:00.
Në komunikatën e KEK thuhet se qëllimi i kësaj konference sipas tyre është ‘‘informimi i drejtë dhe transparent i opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut, përfshirë të dhënat e fundit mbi kapacitetin prodhues dhe ndërhyrjet teknike në zhvillim’’.
Po ashtu bëhet e ditur se në konferencë do të flasë kryeshefi Egzekutiv i KEK Gramos Hashani.