Ferdinand Kolaj, i cili ishte kandidat i PSHDK’së për kryetar të komunës së Gjakovës thotë se rezultati i tyre në zgjedhjet lokale s’ka të bëjë me Pal Lekajn e AAK’së.
“Pal Lekaj është nënkryetar i AAK’së nuk është i Partisë Shqiptare Demokristiane dhe se di se pse bëhet kjo lidhje”, tha Kolaj në Pressing.
“S’ka logjikë që një nënkryetar i një partie tjetër të na qet ne në garë për kryetar të komunës. PShDK edhe pse kandidon për herë të parë s’do të thotë se s’ka të drejtë të ketë kandidatin për kryetar komune’, shtoi ai.
Por kë do e mbështesë kjo parti në balotazh, Ardian Gjinin apo Mimoza Kusari-Lilën?
“Do të shohim me strukturat e partisë se cila do të jetë mbështetja dhe për kë do të jetë”, theksoi ai.
Pas votimeve të djeshme Ardian Gjini prin me 18.382 ose 46 për qind të votave. Mimoza Kusari-Lila e dyta me 14.819 ose 37,08 për qind.
Ferdinand Kolaj i PSHDK’së u rendit i treti me 2.652 ose 6.64 për qind të votave.