Kokainë, kanabis e armë zjarri, arrestohet 21-vjeçari në Durrës - Gazeta Express
string(61) "kokaine-kanabis-e-arme-zjarri-arrestohet-21-vjecari-ne-durres"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 11:00

Kokainë, kanabis e armë zjarri, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 11:00

Një operacion i koduar “Mix”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, ka çuar në arrestimin e një 21-vjeçari dhe në procedimin penal të një 40-vjeçari tjetër, pas zbulimit të një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe armësh.

I arrestuari, banues në fshatin Kullë të Manzës, u ndalua nga policia teksa drejtonte një automjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në mjet dhe më pas në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 25 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, 50 doza kanabis, një armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm të fshirë, 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, një pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër si dhe tre telefona celularë.

Në të njëjtën kohë, policia procedoi penalisht një 40-vjeçar, po ashtu banues në Kullë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet në çantë një thikë, që e mbante pa leje.Arma e sekuestruar do të dërgohet për ekspertizë në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur më parë në ngjarje kriminale.